Futboll La Liga Ligue 1

Gazeta spanjolle: Neymar tek Reali, por në 2019-ën!

Neymar do të mbajë veshur fanellën e Realit të Madridit por jo në sezonin e ardhshëm por duke filluar që nga vera e vitit 2019-të, është e bindur për këtë gazeta katalane El Mundo Deportivo. Sipas gazetës në fjalë La Liga është kampionati perfekt për t’u shndërruar numri 1 në botë dhe për të fituar Topin e Artë dhe për këtë arsye Neymar ka vendosur të rikthehet në Spanjë por këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e rivalëve të urryer të Barcelonës, Realit të Madridit.

Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez është një fans i madh i O’ney dhe do të bëjë të pamundurën për ta transferuar brazilianin në Santiago Bernabeu. Megjithatë edhe sezonin e ardhshëm Neymar do të luajë për PSG për të kaluar në Madrid në 2019-ën, atëherë kur Cristiano Ronaldo do të jetë 34-vjeç dhe me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën klubit merengues.

Related posts

LIVE/ Champions League starton me mbrëmjen e dytë, shënohet gol pa “filluar” ndeshja

Isa.Autor

UEFA mund ta detyrojë PSG-në që ta shesë Neymarin në Spanjë tek…

Sadik.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Skënderbeu afron mbrojtësin e kombëtares së Senegalit…

Delo.autor

Leave a Comment