Futboll Premier League Sport

SKANDALI/ Tifozët e Liverpool nuk përmbahen, 19-vjeçari thith kokainë mbi kapelen e policit

Pamjet e festës së tifozëve të Liverpulit në rrugët e qytetit pas shpalljes së “Reds”-ave kampionë pas 30 viteve të enjten sollën shqetësimin e autoriteteve dhe klubit, që kishin bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

Policia e Mersejsajdit arrestoi 15 persona, pasi turma u bë e dhunshme, duke goditur oficerët e policisë, ndërsa një video ka shokuar opinionin. Në të shfaqet një tifoz 19-vjeçar, i cili gjatë përleshjes me policinë, e mbush kapelen e tij me kokainë dhe nis ta thithë atë.

Në këtë kohë pandemie, policia është e shqetësuar për grumbullimet e tifozërisë, ndërsa klubi ka thënë se festa do të organizohet, por në një tjetër moment. Plani është që parada të mbahet në shtator.

Related posts

REZULTATI BEFASUES/ Super Kupa e Europës është e Atleticos (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Gjyakata e Madridit bëhet mburojë për 12 klubet: UEFA dhe FIFA nuk mund të bëjnë asgjë…

Delo.autor

Valencia-Real Madrid, miqtë nuk mund të gabojnë më

Q.Autor

Leave a Comment