Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Anglezët nuk tolerojnë, dobësojnë Interin dhe Romën

Manchester United dhe Chelsea nuk do të tregohen aspak bujarë me Interin dhe Romën. Klubet angleze kanë vendosur që të rikthejnë të gjithë futbollistët që i kanë të huazuar sipas asaj që shkruan Sky Sport.

“Djajtë e kuq” nuk do të lejojnë që Alexis Sanchez të qëndrojë tek Interi në ndeshjet e Europa Leagues. Kiliani do të rikthehet mbrapsht në Old Trafford më 30 qershor. Ai do të vihet nën shërbimet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, ashtu si Chris Smalling.

Mbrojtësi ka gjetur veten te Roma, por aventura e tij mbaron pa u mbyllur edicioni futbollistik. Chelsea nga krahu tjetër i ka kërkuar Victor Moses të rikthehet pas sepse nuk duan që të luajë në gusht në Europa League. Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar disa herë se bisedimet me ekipet angleze janë të vështira për zgjatjen e marrëveshjeve.

Related posts

ULTIMATUMI I MESSIT PËR BARCELONËN/ “Pleshti”: Ose unë, ose presidenti Bartomeu!

Delo.autor

Tifozët e Anglisë filmohen duke bërë përshëndetjet naziste (VIDEO)

Sadik.Autor

Rezultati dhe statistikat e pjesës së parë Barcelona – Chelsea

Q.Autor

Leave a Comment