Futboll Seria A Sport

“PIOLI ËSHTË NJË TRAJNER I ZOTI”/ Ish-tekniku i Italisë: Ja çfarë ndodh nëse mbetet tek Milan

Çezare Prandeli ka vlerësuar kontributin e Zlatan Ibrahimoviçit në radhët e Milanit. Ish-trajneri i Romës, Fiorentinës, por edhe i kombëtares italiane në një deklaratë për “Sportmediaset” ka sqaruar këndvështrimin e tij duke deklaruar:

“Pioli është një trajner i zoti dhe ka shumë përvojë për momentet e vështira brenda një ekipi. Me Ibrën pres një Milan ndryshe ndaj SPAL-it. Edhe pse thuajse 39 vjeç, ai ka treguar se si mund ta ndihmojë ekipin.

Nuk e di nëse do të qëndrojë te kuqezinjtë, por nëse klubi konfirmon Piolin, suedezi do të jetë i pari në listën e trajnerit. Nëse në pankinën e Milanit vjen dikush tjetër, atëherë Ibra do të kishte më pak hapësira”.

Related posts

Juventus shfaq interes për mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

NJË FEMËR TEK KUKËSI/ Në Laç gjykon kryesori me stemën e FIFA-s (FOTO)

Delo.autor

SPEKULIMET TEK KLUBI “ZIKALTËR”/ Marotta konfirmon: Kemi dëgjuar dëshirën e lojtarit, ai dëshiron të…

Delo.autor

Leave a Comment