Futboll La Liga Sport

ZËVENDËSIMI I GRIEZMANN I BËN PËRSHTYPJE DHE SIMEONES/ Reagimi i trajnerit të Atleticos bën xhiro në rrjet (VIDEO)

Lënia në stol e një lojtari si Antuan Grizman do të shkaktonte habi dhe çudi te shumë persona duke patur parasysh vlerat e tij si futbollist.

Këtë e kupton më së miri ish-trajneri i tij Diego Simeone. Në sfidën e fundit mes Atletiko Madridit dhe Barcelonës 2-2, Simeone reagoi pesimist në momentin kur Grizman po zëvendësohej në çastet e fundit të lojës. Kamerat e fushës së “Kamp Nout” fiksuan momentin kur Simeone mblidhte buzët në shenjë pakënaqësie ndaj aktivizimit të kampionit të botës Grizman në momentet e fundit të ndeshjes.

Pamjet kanë bërë xhiron e menjëhershme në rrjetet sociale.

Aktualisht, në Spanjë flitet se Grizman mund të largohet në fund të këtij sezoni nga skuadra katalanase.

Related posts

Historia e pabesueshme e ekipit që nuk fitonte kurrë

Sadik.Autor

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Tjetër talent refuzon Shqipërinë dhe Kosovën, pranon të luajë me… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Shqipëri-Bjellorusi “Air Albania”. Rezultati 3-2

Delo.autor

Leave a Comment