Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Hamilton trondit Mercedes, kërkon shumë e çmendur për të rinovuar kontratën

Lewis Hamilton kërkon një rrogë prej 40 milionë stërlinash në vit (50 milionë dollarë) për të rinovuar kontratën me Mercedes. Kontrata e pilotit britanik, 6 herë kampion bote në Formula 1, skadon në fund të këtij sezoni.

Sipas “Daily Mail”, kjo shumë e lartë e kërkuar nga Hamilton ka bërë që bisedimet për rinovimin e kontratës të ndalojnë, në pritje të një kompromisi. Gjatë këtyre viteve me makinën gjermane, piloti britanik ka arkëtuar rreth 224 milionë stërlina nga rroga e tij, duke e bërë atë një nga sportistët më të paguar në Britaninë e Madhe.

Hamilton, 35 vjeç, mund të largohet nga Mercedes në fund të këtij sezoni së bashku me drejtorin sportiv Toto Wolff. Gjithsesi, drejtuesit e makinës gjermane shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me britanikun, ndërkohë që këtë fundjavë nis sezoni 2020 i botërorit të Formula 1.

Prej kohësh përflitet se kjo dyshe mund të largohet nga Mercedes, por ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me të ardhmen e tyre. Për momentin nuk ka asnjë makinë në gjendje të plotësojë kërkesat e Hamilton.

Related posts

“SHPËRTHEN” FESTA NË “ANFIELD”/ Salah realizon golin e dytë për Liverpool, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

FRIKË TEK INTERI/ Sot skadon klauzola e Icardit, çfarë do të ndodhë…

Isa.Autor

ZBULON SI E BINDI MESFUSHORIN ADEMI TË NDRYSHOJË KOMBËTARE/ Ibraimi: Shkova me babain dhe…

Delo.autor

Leave a Comment