Të tjera

Shaun White, amerikani merr medalje ari në snowboarding

Amerikani Shaun White fitoi sot medaljen e artë olimpike në snowboarding, e treta në karrierën e tij, falë një gare mjeshtërore në Olimpiadën Dimërore të Piong Çangut në Korenë e Jugut.

31 vjeçari White ai doli të kalojë rivalët nga Japonia dhe Australia, të cilët fituan respektivisht medaljen e argjendtë e të bronzit.

Me këtë medalje të artë sot, White shlyen dështimin e katër vite më parë për t’u ngjitur në podiumin e medalistëve në olimpiket e Soçit.

Ai ka fituar medaljen e artë në 2006 në Torino dhe olimpiket e Vancouverit 2010 duke u shdërruar në një yll të madh të sportit.

Medalja e artë e tij shënon gjithashtu medaljen e 100-të të marrë nga Shtetet e Bashkuara në Lojrat Olimpike Dimërore.

Ndërkohë sot për shkak të erërave të forta është shtyrë gara e slalomit të madh për femra, e treta e shtyrë si pasojë e motit të keq.

Related posts

Bottas: 2018-ën për titull, duel i barabartë me Hamilton e Ferrarin

Q.Autor

“PEKIN 2022″/ Amerika e bën të detyrueshëm vaksinimin për delegacionin olimpik

Delo.autor

Flamurtari mposht Studentin dhe kryeson i vetëm, “OK” edhe Tirana

Q.Autor

Leave a Comment