Futboll Seria A Sport

19 VITA PAS FIRMËS ME JUVENTUS/ Buffon luan sot për rekordin. Kalon Paolo Maldinin

Ishte 3 korriku i vitit 2001, kur Xhanluixhi Bufon niste aventurën e tij me Juventusin. Saktësisht 19 vite më parë, “Supermeni” linte Parmën për t’u transferuar në Torino për shifrën rekord të 105 miliardë liretave të vjetra (72 milionë euro), ndonëse në arkat e emiljanëve u derdhën më pas vetëm 75 miliardë, plus kartoni i ish-mesfushorit Xhonatan Bakini (i vlerësuar 30 miliardë lireta).

Por pas gati dy dekadash dhe rinovimit të kontratës që erdhi në fillim të kësaj jave, Bufon përgatitet sot që të bëhet rekordmeni i të gjitha kohërave në Serinë A.

Nëse luan si titullar sot ndaj Torinos në derbi, 42-vjeçari do të prekë kuotën 648 prezenca, duke kaluar kështu legjendën e Milanit, Paolo Maldini, i cili mbronte me krenari këtë rekord.

Related posts

Kategorisë Superiore/ Golin më të bukur e shënon futbollisti që nuk do luaj më në…

Isa.Autor

BARCELONA E BLEU DHE E SHITI TEK TOTTENHAM/ “Shpërthen” mbrojtësi Royal: Jam totalisht i zhgënjyer sepse…

Delo.autor

Artikulli i “La Gazzetta dello Sport”: Leksione dhe këshilla nga babai, Strakosha pikë kyçe për Lacion

Isa.Autor

Leave a Comment