Bundesliga Futboll Sport

FLICK SHKRUAN HISTORINË/ Tekniku i Bayernit godet në shenjë pas triumfit në Kupën e Gjermanisë

Hansi Flik ka të gjitha meritat për transformimin e Bajern Mynihut nga një skuadër me probleme në një “buldozer” që shtyp çdo gjë përpara.

Me triumfin e mbrëmjes së djeshme në Kupën e Gjermanisë 2-4 kundër Bajer Leverkusenit, 55-vjeçari bëhet i pari gjerman që fiton në karrierën e dyfishtë futbollist- trajner “dopietën” (kampionat dhe kupë).

Në vitin 1986, kohë kur Flik luante për Bajernin, fitoi Kupën e Gjermanisë 5-2 ndaj Shtutgartit, ndërsa bavarezët kurorëzoheshin edhe si kampionë.
24 vjet më pas, tekniku i Bajernit përsërit suksesin personal, por me kostumin e trajnerit.

Por, skuadra e tij duhet të vendosë “qershinë mbi tortë” në fund të këtij edicioni. Bajerni ëndërron të fitojë Ligën e Kampioneve, trofeun më prestigjioz për klubet e futbollit.

Related posts

POGBA vijon polemikat me Man United: Nëse them të vërtetën, më GJOBISIN

Isa.Autor

E PAPRITUR/ Napoli i shpëton për fat tragjedisë, ja çfarë ka ndodhur para ndeshjes ndaj Bolognas…

Delo.autor

LEGJONARËT/ Vrioni e Kaçe sërish vendimtarë, Qose vijon të mahnisi në Sllovaki

Isa.Autor