Futboll Seria A Sport

GOLA DHE SPEKTAKËL/ Roma e Kumbullës barazon në shtëpi ndaj Juventus

Është mbyllur në barazim 2-2, supersfida e javës së dytë të Serisë A mes Romës dhe Juventusit. Veretu dhe Kristiano Ronaldo ishin heronjtë e përballjes së sotme, të cilët realizuan nga një dopietë për secilën skuadër.

Ei8hoyrWkAQdTBZ

Skuadra verdhekuqe, ku debutoi si titullar dhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, kaloi 2 herë në avantazh, por nuk arriti ta menaxhonte sicc duhej rezultatin. Veretu në minutën e 31-të hapi serinë e golave nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që po me 11-metërsh, Kristiano Ronaldo barazoi shifrat në të 44-tën. Kur u mendua se pjesa e parë do mbyllej në barazim, Veretu shënoi sërish në minutën e parë shtesë.

Si të mos mjaftonte disavantazhi, kampionët në fuqi mbetën edhe me 10 lojtarë teksa Rabiot, u ndëshkua me karton të kuq. Kur u mendua se gjërat do të bëheshin më të thjeshta për Romën, ishte përbindëshi Kristiano Ronaldo, i cili në minutën e 69-të, me një gjuajtje fantastike me kokë, vendosi baraspeshën.

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ Trajneri rival: Boll qëndroi tek City, sezonin tjetër De Bruyne do të luajë me…

Delo.autor

E TRISHTË/ Ylli i Superiores ka probleme me zemrën, ja çfarë thonë mjekët

Delo.autor

DEPAJ VAZHDON TEKAT/ Juventusi devijon te bomberi polak

F.autor

Leave a Comment