Futboll Seria A Sport

“NE DUHET TË INSISTOHEMI PËR OBJEKTIVAT QË KEMI”/ Pioli: Nuk merakosem për të ardhmen time, por të Milanit

Stefano Pioli po merr rezultate pozitive, ka krijuar një Milan simpatik, por kokën e ka “në satër”. Të gjithë e dinë se drejtuesit e klubit kanë kontaktuar me gjermanin Ragnick, për t’i besuar stolin kuqezi sezonin e ardhshëm. Një situatë aspak profesionale, që me siguri e ka bërë trajnerin italian të ndihet si në “gjemba”. Megjithatë, ai thotë se nuk mendon për të ardhmen:

“Të gjithë duhet të ndjehen të rëndësishëm, të futemi në fushë me qëndrimin e duhur. Ne duhet të insistojmë për objektivat që kemi. Kanë mbetur edhe 8 ndeshje, renditja është shumë e ngushtë, por ende nuk jemi të kënaqur me pozicionin tonë. Situata ime? Thjesht dua të arrij deri në fund të sezonit, duke e ditur se kam dhënë më të mirën time në një klub si Milani. Nuk mendoj për të ardhmen, por për ndeshjet e ardhshme. Me punën që kemi bërë në këto muaj, e meritojmë ta përfundojmë më mirë kampionatin, pastaj do të shohim”.

Related posts

ÇFARË TMERRI/ Ja si i përjeton tifozi i flaktë i REALIT 5 golat e shënuar nga BARÇA (VIDEO)

Isa.Autor

NISI INTERESIMI 4 MUAJ PARA/ “Dardanët” mezi presin sfidën me Anglinë, ja numri i biletave

Delo.autor

Ramos flet për VAR, irriton tifozët e Atleticos

Delo.autor

Leave a Comment