Futboll Seria A Sport

“ÇIFTET JANË INTERESANTE”/ Nedved: Ja kush janë favoritët për ta fituar Champions League

Pavel Nedved paralajmëron se objektivi i Juventusit është të shkojë në Portugali për Ligën e Kampionëve dhe ta fitojë atë, ndërsa tregon se Mançester Siti dhe Real Madrid janë favoritët për trofeun. Edicioni i Ligës së Kampionëve do vazhdojë në Portugali me ndeshje teke për shkak të pandemisë.

real madrid siti

Nëse Juventus kthen humbjen e sfidës së parë ndaj Lionit 1-0, atëherë do përballet në çerekfinale me fituesin e çiftit Mançester Siti-Real Madrid. “Si fillim ne duhet të shkojmë në çerekfinale, pasi na pret një ndeshje mjaft e vështirë”, tha Nedved për uebsajtin e UEFA-s. “Çiftet janë interesante, dhe është e vështirë të bësh parashikime, pasi të gjitha ekipet janë të forta. Real Madrid dhe Mançester Siti janë dy kandidatët kryesorë për ta fituar trofeun, ku i pret një ndeshje mjaft e vështirë mes tyre.

Objektivi ynë është shkojmë në finalen e Portugaslisë. Formati i ri është shumë interesant”, përfundoi ish-legjenda e Juventusit Pavel Nedved.

Related posts

Ligji dhe futbolli, edhe në Shqipëri po luhet një “finale”

Sadik.Autor

E “SHEMB” PËRTOKË/ Higuain tërbohet ndaj Gattusos gjatë stërvitjes (VIDEO)

Delo.autor

RISI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Zbulohet orari kur do luhen ndeshjet e javës së parë në Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment