Formula 1 Të tjera

Zbulohet makina e parë e sezonit 2018 në Formula 1

Sot pasdite, është prezantuar për mediat dhe fansat makina e parë e sezonit 2018 në Formula 1, njëvendëshja amerikane Haas, e cila do të përdorë motorë Ferrari të sezonit të kaluar. Makina e re ka konfirmuar ndryshimet e para në aerodinamikë, pjesa e bishtit pas kokës së pilotit më e ulët dhe përfshirja e sistemit mbrojtës “halo”, e detyrueshme.

“Kemi eliminuar shumë elementë që e dinim se ishin pika jonë e dobët, ndërkohë që punojmë ende për ta bërë këtë makinë edhe më të shpejtë, duke reduktuar diferencën me rivalët. Por, duke qenë se rregullat nuk kanë ndryshuar, kjo makinë është një evolucion i asaj që kemi përdorur sezonin e kaluar”, tha Genne Haas, pronari i makinës amerikane.

Nesër do të prezantohet edhe makina tjetër e Formula 1, ajo Williams, ndërkohë që testet e para dimërore do të nisin më 26 shkur, në pistën e Montmelo.

Related posts

VIDEO/ Përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës në derbin e basketbollit

Q.Autor

PRITET TË NISË BOTËRORI “2021”/ Formula 1 merr masat, ka gati dy pista rezervë në rast emergjence

Delo.autor

XHOKOVIÇ HUMBET GJYQIN/ Tenisti i thotë “mirupafshim” Australian Open-it

Delo.autor

Leave a Comment