Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ferrari merr masat pas debutimit zhgënjyes, disa modifikime për garën e dytë

Sezoni 2020 në Formula 1 nuk ka nisur ashtu si duhet për skuadrën Ferrari, që në garën e parë sezonale në Austri pati disa vështirësi në pistë. “Kokëkuqja” siguroi një vend të dytë me Charles Leclerc dhe një vend të dhjetë me Sebastian Vettel. Edhe gara e dytë do të zhvillohet në Austri, aty ku makina italiane do të provojë disa modifikime.

Fakti që garohet në të njëjtën pistë do të tregojë nëse këto ndryshime që do të adaptohen te njëvendëshja italiane do të jenë ato të duhurat apo jo. Këto ndryshime ishin parashikuar të përdoreshin në garën e Hungarisë (pas 2 javësh), por duke parë vështirësitë që Ferrari kishte në garën e parë u vendos që ato të testohen që në Austri.

Këto modifikime, kryesisht aerodinamike dhe në telajo, synojnë t’i japin makinës më shumë shpejtësi në pistë, sidomos në pjesë e drejta. Ka mbërritur pjesa e poshtme e makinës që pritet t’i japë më shumë ekuilibër asaj si dhe pjesa e përparme. Por pritet të ndryshojë edhe pjesa e pasme e makinës.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E GATTUSOS/ Milik braktis stërvitjen e Napolit. Afron shitja përfundimtare

Delo.autor

MERAKTO E BUJSHME E JANARIT/ Liverpool kërkon të marrë talentin e Bundesliga-s, kushton 105 milionë euro

Delo.autor

NDRYSHON SITUATA BRENDA KLUBIT/ PSG-ja po mendon vendimin e papritur për Neymar, ja kërkesa e Sheikut

Delo.autor

Leave a Comment