Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Surpriza në provat e lira, në Austri dominon Sergio Perez, Ferrari sërish si breshka (FOTO)

Në pistën e Zeltweg, janë zhvilluar sot provat e lira, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Austrisë. Kjo është gara e dytë sezonale e botërorit 2020 të Formula 1, që do të zhvillohet ditën e diel.

Kohën më të shpejtë në përfundim të sesionit të parë e regjistroi meksikani i Racing Point, Sergio Perez. Ai dha kohën 1’04”867, duke lënë pas makinën Red Bull të Max Verstappen me 96 të mijëtat më shumë.

Në vendet 3-4 u renditën dy pilotët e Mercedes, me Bottas që ishte më i shpejtë se Hamilton. zhgënjejnë sërish dy makinat Ferrari, larg më të mirëve. Vettel u klasifikua i dhjeti, ndërsa Leclerc i 12-ti, të dy gati 1 sekondë më të avashtë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Lojtarët shqiptarë ja marrin këngës, karantina dhe reagimet epike në rrjete sociale (VIDEO)

Delo.autor

TRAGJEDI NË BOTËN E FUTBOLLIT/ 23-vjeçari pëson atak kardiak gjatë seancës stërvitore

Delo.autor

ENDE NË KOMA/ Schumacher festoi 50-vjetorin me urime speciale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment