Futboll Seria A Sport

PRITET LARGIMI NGA MILAN/ Mbrojtësi arrin marrëveshjen për kalimin te skuadra e njohur

Diego Laksalt dhe Milani ishte një dashuri që nuk shpërtheu kurrë dhe i lodhur nga të qëndruarit në hijen e pankinës, mbrojtës-mesfushori uruguaian është gati të nisë një aventurë tjetër sezonin e ardhshëm.

LAXALT

Madje, 27-vjeçari duket se e ka gjetur skuadrën e radhës. Bëhet fjalë për Lokomotivën e Moskës, klubin rus, i cili jo vetëm ka gjetur akordin me futbollistin, por në të njëjtën kohë ka dërguar një ndërmjetës në “Casa Milan” për të biseduar kushtet e marrëveshjes.

Ariel Krasuski është ndërmjetësi i transferimit të Laksaltit në Moskë, i cili shpjegon: “Kemi folur me Milanin për Diegon dhe jemi optimistë për firmat”. Kuqezinjtë duan 10 milionë euro për kartonin e uruguaianit.

Related posts

Kolumbia u mposht në fushë, por fitoi në tribuna (FOTO)

Sadik.Autor

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME/ Tommaso Labate: Nuk e di se kur, por Conte do të kthehet tek…

Delo.autor

“PËRJASHTON” LEWANDOWSKIN DHE MESSIN/ Legjenda Henry: Ja dy lojtarët që e meritojnë “Topin e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment