Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Hamilton më i shpejti në Hungari, por Vettel dominon në pistën me shi

Provat e lira të zhvilluara sot në pistën e Hungaroring dhe të vlefshme për Çmimin e Madh të Hungarisë kanë qenë me dy pamje. Gjatë paradites ka dominuar Mercedes me të dy pilotët e saj. Ndërsa gjatë pasdites, në pistën e lagur nga shiu, më i shpejti ishte Sebastian Vettel me Ferrari.

Gjithsesi, Lewis Hamilton regjistroi kohën më të shpejtë të ditës së sotme, 1’16”003, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas, vetëm 86 të mijëtat më i avashtë. Pas dy makinave Mercedes u renditën dy makinat Racing Point, me Sergio Perez e Lance Stroll.

Gjatë pasdites, provat e lira u zhvilluan në pistën e lagur prej shiut. Pilotët xhiruan pak në pistë, ndërkohë që kohën më të shpejtë e vendosi Vettel me Ferrari. Piloti gjerman dha kohën 1’40”464, duke lënë pas Bottas me Mercedes e Carlos Sainz me McLaren.

Të shtunën do të zhvillohen provat zyrtare (ora 15:00) dhe të dielën gara (ora 15:10).

Related posts

Barcelona – Girona/ Ndeshje dramatike, shënohet goli i katërt (VIDEO)

Isa.Autor

PRAPASKENA/ HYSAJ ishte shumë pranë transferimit te CHELSEA, ja pse nuk ndodhi…

Isa.Autor

E PAPRITUR/ Mancini merr lajmin e hidhur, Immobile braktis Italinë. Ja kush e zëvendëson…

Delo.autor

Leave a Comment