Futboll Seria A Sport

I PËRGJIGJET ISH-TRAJNERIT TË FRANCËS/ Gasperini: Ka të drejtë, shpresoj t’i provojmë të kundërtën me PSG-në

Trajneri i Atalantës Xhan Piero Gasperini iu përgjigj komenteve të ish-trajnerit të Francës Rajmond Domenek pas barazimit 1-1 me Veronën se rivalët e bergameskëve, PSG-ja, nuk duhet t’i frikësohen Atalantës pasi këta të fundit kanë mbrojtje të dobët.
Gasperini
Në konferencën e takimit pas sfidës, Gasperini ironizoi Domenekun duke thënë se “ai ka të drejtë pasi ka analizuar paraqitjen e veçuar të Atalantës me Veronën” dhe shtoi se shpreson të hedhë poshtë pretendimet e ish-nënkampionit të botës në përballjen me PSG-në në Ligën e Kampioneve.
Domenek
“Mendoj se ka të drejtë. Besoj se e ka bërë vlerësimin e paraqitjes sonë për këtë takim. Nuk kam ndërmend të bëj asnjë koment rreth opinioneve të tij. Shpresoj të hedhim poshtë pretendimet e tyre në fushë e lojës”, përfundoi Gasperini.

Related posts

DEKLARATA BEFASUESE/ Largimi nga Man United ishte momenti më i bukur në…

Isa.Autor

BATUTA PAFUND MES VETERANËVE “KUQEZI”/ Rraklli ngacmon Duron: A e gjete numrin e fanellës? (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Datë historike për Barcelonën, klubi mëson drejtuesin e ri

Delo.autor

Leave a Comment