Futboll Seria A Sport

“NDOSHTA NESËR NUK FITOJ POR DO TË TË VRAS”! Sulmuesi Rebic rrëfen prapaskenën me Thiago Alcantara

Në intervistën e tij të gjatë për Sportweek, raportuar sot në Gazzetta.it, Ante Rebic foli për marrëdhëniet e tij me kundërshtarët që e nënvlerësojnë atë, duke rrëfyer një anekdotë apo prapaskenë kur luante te Eintracht Frankfurt…

“Dy vjet më parë, para finales së Kupës së Gjermanisë, luanim ndaj Bayern Munich në Berlin! Në prag të ndeshjes, të dy ekipet stërvitemi në fushën e ndeshjes. Së pari ata, pastaj ne”.

“I takojmë ata të Bayernit dhe dëgjoj Thiago Alcantara duke i thënë partnerit tim Kevin-Prince Boateng: fusha është e përsosur, nuk do ta prekni topin nesër. Unë mendoj: Ndoshta nesër nuk do të fitoj, por do të të vras. Fituam 3-1, bëra dy gola”.

Sakaq, zbulon edhe hobin e tij: “Për shembull, marr motorin me 4 goma dhe shkoj atje ku askush nuk shkon dhe është vetëm qetësi, në kodrat përreth Imotski, qyteti im”.

“Ushqim me vete dhe deri në pyll, ku nuk ka as ndonjë lidhje telefonike. Nëse vdes, askush nuk do të të gjejë “(qesh).

Related posts

Khabib i shkruan Dana White: Thuaji Trump t’i japë vizë babait tim

Sadik.Autor

Marrin fund dyshimet/ Konfirmohet se Icardi do të qëndrojë në…

Sadik.Autor

GOL NGA MESFUSHA/ Shihni realizimin e çmendur në kampionatin italian (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment