Futboll Premier League Sport

RIKTHIMI NË PREMIER LIGË/ Pronari i klubit anglez: Duam të afrojmë Ibrën dhe Kavanin

Pas rikthimit në Premier Ligë, Lidsi ka pretendime për të qenë konkurrues në elitë dhe pritet të bëjë përforcime të bujshme në merkato. Dje u firmos kontrata rekord me sponsorin e ri “Adidas” dhe emrat që përmend pronari Andrea Radrixani nuk janë aspak banalë.

Ai tha se dëshiron të transferojë në “Elland Road” dy sulmues me parametër zero, Zlatan Ibrahimoviç (Milan) dhe Edinson Kavani (PSG). “Ibra do të jetë me siguri i vështirë. Ne u përpoqëm ta transferonim në janar, por ai zgjodhi Milanin. Tani ndoshta është tepër vonë për shkak të intensitetit të futbollit anglez. Kavani mund të ambientohej më mirë”, tha ai për “Sky Sport Italia”

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri Crespo: Juventus-Chelsea, një sfidë e paparashikueshme

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arsenal bën dalje Granit Xhakën, telefonon Eriksen dhe Isco

Delo.autor

“UEFA KA PARAMETRA TË NDRYSHME”/ Igli Tare sqaron kaosin e ndodhur tek Lazio përpara sfidës së Champions

Delo.autor

Leave a Comment