Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E SETIENIT ËSHTË E VENDOSUR/ Barcelona projekton në stol ish-trajnerin e PSG-së

“Kavalieri i bardhë”, ky është titulli i të përditshmes franceze “L’Equipe”, që i referohet trajnerit të ri që del në skenë për të marrë drejtimin e Barcelonës. Bëhet fjalë për një emër të madh të futbollit francez, Lorent Blank, ish trajneri i PSG dhe përfaqësueses

“L’Equipe” është në të njëjtën linjë me mediat spanjolle, fati i Kike Setien është i shkruar, në përfundim të këtij sezoni nuk pritet të jetë më në krye të Barcelonës.
Drejtuesit e klubit blaugrana kanë nisur prej kohësh të mendojnë për pasuesin e tij, emrat që kanë qarkulluar së fundmi janë nga më të rëndësishmit, por për herë të parë lakohet edhe emri i Blank. Gjithnjë sipas të përditshmes franceze, Erik Abidal, drejtori teknik i Barçës, e pëlqen shumë ish trajnerin e PSG.

Të dy kanë një lidhje të ngushtë, njihen prej kohësh dhe pikërisht ky fakt mund të afrojë Blank në stolin e gjigandëve spanjoll. Blank është thjeshtë emri i radhës që del në skenë pasi deri në fund të sezonin do të dëgjojmë shumë për pasuesin e Kike Setien.

 

Lequipe

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Kosovë-Çeki, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Caktohen perballjet e nentë javëve të para, ja supersfidat në Serie A (FOTO)

Isa.Autor

“Nuk ka më të mirë”, Raiola flet për transferimin e Balotellit te Napoli

Sadik.Autor

Leave a Comment