Futboll Premier League Sport

“PEDERASTË DREQI”/ Futbollisti i Liverpool shpërthen ndaj “Djajve të Kuq” pasi ngre titullin

Shampanjë, birrë, kërcime dhe përqafime. Kjo është gjithçka ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së “Anfield Road” pas fitores së Liverpulit ndaj Çelsit 5-3, pas së cilës “Reds”-at ngritën trofeun e Premier Ligës për herë të parë pas 30 vitesh mbrëmjen e së mërkurës.
liverpul tifozet
Skuadrës së Jyrgen Klopit iu dorëzua trofeu në stadiumin e boshatisur, por kjo nuk ndikoi aspak në gjendjen emocionale të djemve të tij, të cilët e shijuan në maksimum trofeun që Liverpuli e priste prej tri dekadash. Tekniku gjerman dhe stafi i tij ishin të parët që u ngjitën në podium për të tërhequr medaljet e tyre dhe përshëndetur familjarët që ishin lejuar të hynin në stadium për t’u bërë pjesë e festës. Lojtarët u thërritën një e nga një në skenë, me kapitenin Xhordan Henderson të fundit që shkoi për të ngritur trofeun në platformë.
james-milner-liverpool-2019-20_1lpjo00cajba71atkkslbcrc7w

Gjatë këtij momenti, zëvendëskapiteni Xhejms Milner nuk i përmbajti dot emocionet dhe u fiksua nga kamerat duke u lëshuar një shigjetë rivalëve të Mançester Junajtidit dhe duke i quajtur “pederastë dreqi”. Në pamjet e tjera, shfaqen Van Dajk dhe Alison ndërsa kërcejnë dhe lagin shokët e skuadrës me shampanjë dhe birrë. Festës i bashkohet edhe Firmino, ndërsa ra në sy edhe përqafimi i gjatë dhe i ngrohtë mes trajnerit Klop dhe mbrojtësit kroat, Dejan Lovren.

Related posts

Arsenal dhe Milan në luftë për yllin e Schalkes

Q.Autor

LIVE/ Eliminatoret e Europianit, Kombëtarja e Mustedanagiç kërkon pikët e para

Isa.Autor

ZYRTARE/ Milan rinovon me sulmuesin e së ardhmes

Isa.Autor

Leave a Comment