Futboll Seria A Sport

3 PIKË LARG TITULLIT KAMPION/ Juventus ofron 50 milionë euro dhe një lojtar për sulmuesin e ri

Juventus ka shpërdoruar match point-in e parë për të siguruar titullin me humbjen e pësuar të enjten në fushën e Udinese-s.

Pavarësisht nga kjo, skuadrës së Sarri-t do t’i mjaftojë të marrë tri pikët të dielën kundër Sampdoria-s për të fituar titullin e nëntë radhazi.

Një sukses që nuk e shpërqendron gjithsesi klubin nga ato që janë planet për të ardhmen. Për sa i takon merkatos, në fakt, drejtuesit po punojnë për të zëvendësuar Gonzalo Higuain.

Shumë emra në listë, por duket se i preferuari është ai i yllit të Wolves, Raul Jimenez.

Sipas Todofichajes.com, Juventus mund të hidhet menjëherë në sulm me një ofertë 50 milionë euro dhe kartonin e Federico Bernardeschi-t.

Duket se është kjo formula e zgjedhur nga drejtuesit bardhezinj për të bindur klubin anglez. Një ofertë me vlerë të përgjithshme 80 milionë euro.

Related posts

NGA PORTA TEK SULMI/ Ja si do të ishte formacioni ideal i Conte-s

Delo.autor

AGUERO TEK MANCHESTER UNITED? Solskajer: Po ku qëndron besnikëria? Unë nuk do prisja një futbollist që…

Delo.autor

MADHËSHTOR/ Vllaznia mposht Skënderbeun në “Air Albania” dhe shpallen Kampionë të Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment