Futboll Ligue 1 Sport

U DËMTUA NË FINALEN E KUPËS SË FRANCËS/ PSG me reagim zyrtar, tregon gjendjen e Kylian Mbappes

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, u dëmtua në finalen e e Kupës së Francës kundër St. Etienne. Ekipi parisien fitoi me rezultatin 1-0 falë një goli të Neymarit, por shqetësimi më i madh lidhet me dëmtimin e kampionit të botës.

Ekipi kampion i Francës doli me një reagim zyrtar ku njoftoi problemin që kishte sulmuesi me dëmtimin. “Mbappe ka një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë. Ne duhet të presim 72 orë për vlerësuar gjendjen e tij pas analizave të detajuara”, – shkruajnë parisienët.

Frika është e madhe, pasi të gjithë në Paris shpresojnë që Mbappe të jetë gati për ndeshjen kundër Atalantës. Neymar është në formë të mirë, Icardi po ashtu, Tuchel shpresonte te fitimi i Champions League, por dëmtimi i Mbappe i prish shumë punë.

Related posts

BARCELONA-RAYO VALLECANO/ “Katalanasit” kalojnë në avantazh, shënon Messi

Delo.autor

JUVENTUS-GENOA/ Coppa Italia: Kampionët e Italisë kërkojnë fitoren për kualifikim në çerekfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Mkhitaryan, lojtari që thotë me përpikëri të njëjtën gjë sa herë që ndërron klub

Q.Autor

Leave a Comment