Futboll Premier League Sport

“AI KA AFTËSI TË SHËNOJË GOLA”/ Guardiola nuk nxjerr nervat: Uroj kapitenin e Liverpoolit për çmimin!

Pep Guardiola nuk është aspak i kënaqur që futbollistët e tij nuk fitojnë çmime individuale. Jordan Henderson u shpall si futbollisti më i mirë i vitit në çmimin e akorduar nga gazetarët sportivë.

Numri një i stolit të “Qytetarëve” ka vlerësuar maksimalisht Kevin De Bruyne, por në të njëjtën kohë ka uruar dhe kapitenin e Liverpoolit. “De Bruyne ka folur vetë me atë çfarë i ka dhënë ekipit tonë dhe Premier Leagues.

“Nuk është e nevojshme që t’iu them unë sa i rëndësishëm është Kevin dhe se sa lojtar i mirë është. Nuk do të doja që Kecin të shënonte miliona gola, ai e shijon më shumë të dhurojë asiste për shokët e ekipit.

“Mendoj se në periudhën e fundit ai po e shijon të gjuajë penalltitë apo goditjet e dënimit, po merr më shumë përgjegjësi. Ai ka aftësi të shënojë gola dhe të shënosh në futboll është gjëja më e vështirë. Në të njëjtën kohë uroj kapitenin e Liverpoolit për çmimin, është lojtar shumë i mirë”, – tha Guardiola.

Related posts

JO VETËM NEYMAR-MBAPPE/ Ja çiftet e tjera VIP, që nuk e fituan Championsin

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E ALLEGRIT/ Mbrojtësi Demiral pranë transferimit tek gjigantët e Bundesligës…

Delo.autor

LIVE/ Kupa e Shqipërisë, Grupi A: Mbyllen 8 sfidat e raundit të parë, ja rezultatet…

Delo.autor

Leave a Comment