Futboll Seria A Sport

INTER RIKTHEHET NË SULM/ Afron goditja Kumbulla, gjen akordin me Sanchez deri në…

Interi është rikthyer fuqishëm në sulm për Marash Kumbulla. Konkurrenca nga Lazio detyroi Marotta dhe Ausilio të kërkojnë akordin dhe mbylljen me sukses të marrëveshjes me Verona.

Megjithatë, shifra është e konsiderueshme, rreth 30 milion euro. Kjo është arsyeja pse po punohet për të përfshirë në këtë operacion edhe emra të tjerë.

Emri i nxehtë është ai i sulmuesit të Inter Primavera, Edoardo Vergani, i lindur në 2001, një nga të rinjtë më interesantë në futbollin italian.

Reja: 'Kumbulla un top player. C'è un motivo per cui ha rifiutato ...

Inter arriti gjithashtu një marrëveshje me Sanchez për një kontratë deri në vitin 2023. Kështu, kileni do të kishte garancinë për një vit më gjatë, krahasuar me marrëveshjen me Manchester United, për një shifër, sidoqoftë, me siguri më pak se 12 milion euro në vit.

Nëse zikaltërit dhe lojtari kanë rënë dakord, pretendimet e klubit anglez duhet të ulen. Pasi është zhdukur mundësia e zgjatjes së huazimit, United nuk ka ndërmend të shkojë nën 15 milion euro për të lënë Sanchezin e lirë.

Related posts

Roma në finale? Italianët: Mrekullia që vjen për pesë arsye

Sadik.Autor

Po festonte kualifikimin kundër Serbisë, humb jetën tragjikisht tifozja e Brazilit

Isa.Autor

DERBI I “MADONINËS”/ Trajneri Conte: Milan vlen më shumë se pikët që ka!

Delo.autor

Leave a Comment