Futboll Seria A Sport

I MAHNITUR YLLI SUEDEZ/ Mbappe: Çfarë lojtari Zlatan Ibrahimovic dhe është 38 vjeç!

Paraqitja e jashtëzakonshme e Zlatan Ibrahimovicit në sfidën ndaj Sampdorias në transfertë, ku shënoi dy gola (1-4) ka mrekulluar edhe futbollistin më të shtrenjtë në qarkullim, francezin Kylian Mbappe.

“Ylli” i PSG-së nuk ka ngurruar ta komplimentojë gjigantin suedez nëpërmjet një postimi në Twitter:

“Po shoh përsëritjen e ndeshjes së Milanit… Çfarë lojtari Zlatan. 38 vjeç! Për mua është gjithçka, natën e mirë djema!

Fjalë të ëmbla të sulmuesit të kampionëve të Francës për veteranin suedez, që ka thuajse dyfishin e moshës së tij.

Në fakt, prej kohës ata kanë vlerësim të ndërsjellë. Kujtojmë që në një intervistë të vitit 2019, Zlatan u shpreh se Kylian Mbappe ishte futbollisti i tij i preferuar.

Related posts

PAGUHET 500 MIJË STËRLINA NË JAVË/ Sanchez pranon: Ende nuk kam një lidhje të ngushtë me…

Delo.autor

Takimi me Raiolën, Juventusi ofron 25 milionë euro për mesfushorin e Milanit

Sadik.Autor

3 DISFATA NË 11 NDESHJE/ “Pleshti” kërkon largimin e Valverdes, ja preferenca e “jashtëtokësorit” për stolin

Delo.autor

Leave a Comment