Futboll Sport

“PËRJASHTOJENI NGA FIFA”/ Blater del kundër Infantinos pas skandalit të fundit

Akuzave për abuzim me detyrën për presidentin e FIFA-s Xhani Infantino u ka shtuar zërin dhe ish-drejtuesi i futbollit botëror Sep Blater.

Pasi mediat e huaja raportuan se Infantino ishte takuar me Prokurorin Federal të Zvicrës Majkëll Lauber në vitin 2017, Blater i kërkoi hapur FIFA-s të përjashtojë Infantinon për abuzim me detyrën duke trysnuar prokurorin e lartë Lauber, i cili ka dhënë dorëheqjen pas skandalit.

“Për mua situata është e qartë, Komiteti i Etikës së FIFA-s duhet të nisë procedurat kundër zotit Infantino dhe ta përjashtojë atë”, shkruan 84-vjeçari Blater.

Infantino këmbënguli se takimi me prokurorin e lartë të Zvicrës ka shërbyer në funksion të përmirësimit të imazhit të futbollit pas skandaleve të shumta që po dalin prej vitesh.

Related posts

E BUJSHME/ Ylli i Bayern është i pakënaqur, bavarezët vendosin çmimin. Hidhet në sulm Juventus

Delo.autor

Sherr masiv mes fansave gjatë duelit mes Fury dhe Seferi (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Daja: Nuk kemi pasur shenja dorëzimi, por nuk…

Delo.autor

Leave a Comment