Futboll Seria A Sport

“MBROJTJA MË E MIRË KUNDËR…”/ Conte: Me Atalantan do të jetë një sfidë brenda sfidës

I ftuar në Inter TV, Antonio Conte ka folur për sfidën e së shtunës të Inter-it kundër Atalanta-s, një ndeshje që vlen vendin e dytë në renditje.

“Uroj që të jetë një ndeshje e bukur. Do të luhet hapur, pa llogari. Atalanta është një skuadër që është bërë një realitet i konsoliduar në Itali, duke parë ecurinë që ka pasur në  vitet e fundit. Do të vuajmë, por objektivi është t’i bëjmë ata të vuajnë”, ka thënë Conte.

“Mbrojtja më e mirë kundër sulmit më të mirë? Mendoj gjithmonë se është e drejtë të ekzistojë një ekuilibër i mirë mes sulmit dhe mbrojtjes. Atalanta ka shënuar shumë gola, duke realizuar prej më shumë se 20 ndeshjesh radhazi”.

“Ne kemi mbrojtjen më të mirë dhe sulmin e dytë më të mirë. Do të jetë një sfidë brenda sfidës dhe shpresojmë të fitojmë”.

Related posts

Lopetegui I BINDUR: REALI i madh edhe pa CR7, “Topin e Artë” e fiton lojtari im

Isa.Autor

SUPERSFIDA JUVENTUS-NAPOLI/ “Hakmarrja” e Sarrit: Të dielën do të bëjë tifozllëk për të kaltrit

Delo.autor

Ja pse Messi mund të kishte luajtur për Italinë

Sadik.Autor

Leave a Comment