Klubet e vegjël të Bundesliga-s nuk janë dakord dhe kërkojnë një shpërndarje më të mirë të drejtave televizive duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Për shkak të krizës së krijuar nga Coronavirus, pjesa më e madhe e klubeve gjermane po kërkon më shumë të ardhura nga të drejtat televizive, në mënyrë që të përballojnë humbjet e këtij sezoni.
Siç ka bërë të ditur Kicker, SC Paderborn, Fortuna Düsseldorf dhe Union Berlin kanë marrë 3.437 milionë euro secili në sezonin 2019/20, ndërsa Borussia Dortmund ka marrë 32.417 milionë euro, dhe Bayern Munich ka marrë 45.066 milionë euro.
Protesta kryesohet, mes të tjerëve, nga Jan Lehman, pjesëtar i këshillit administrativ të Mainz-it:
“Të ardhurat e Bundesliga-s në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar duhen ndarë në mënyrë të barabartë dhe duke bërë të mundur më shumë të ardhura për kategorinë e dytë”.
“Klubet që nuk janë në Bundeliga duhet të marrin edhe një pjesë të të ardhurave nga shitja ndërkombëtare e të drejtave televizive. Kjo mund të duket e padrejtë nga disa klube, por pyetja e vetme është: çfarë kampionati duam?”.
Sipas Lehman, raporti i shpërndarjes së të drejtave televizive mes klubeve të mëdha dhe të vegjël ishte 1 me 2, ndërsa tani ka shkuar në 1 me 4. Një pabarazi që, sipasi atij, “duhet të marrë fund sepse shkatërron konkurrencën”.