Futboll La Liga Sport

SULMON GERARD PIQUE/ Fituesi i Kupës së Botës: Një mbrojtës i nivelit të mesëm, mjekrën dhe të dashurën i ka…

Oskar Rugeri ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mbrojtësit të Barcelonës, Zherard Pike. Rugeri është një emër i njohur pasi ka luajtur me Boka Zhuniorsin, River Plate dhe Real Madridin si dhe ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986.

“Pike është një lojtar i nivelit të dytë. Ai është siç isha unë apo shumë të tjerë, një mbrojtës i nivelit të mesëm, asgjë më shumë. Sigurisht ka një imazh të bukur, mjekrën e ka të bukur. Mos të harrojmë edhe të dashurën e famshme dhe të bukur. Nëse do luante me Valencian askush nuk do e njihte. Është tek Barcelona dhe ndryshon puna.

Ai nuk e vret mendjen për presion. Serxhio Ramos është ndryshe, ai është mbrojtësi më i mirë në botë”, deklaroi Rugeri për “Fox Sport”.

Related posts

Murinjo: U solla shumë mirë këtë vit, e meritoja unë çmimin e Pepit. Reali i ka kyçur derën Ronaldos

Sadik.Autor

Skedina e ditës, këto janë ndeshjet që mund t’ju bëjnë me para sot

Q.Autor

E BUJSHME/ Kampioni i botës lë MESSIN jashtë listës për “Topin e Artë”…

Isa.Autor

Leave a Comment