Futboll La Liga Sport

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Gafat e Varane ia “heqin trurin” Ramos. Fytyra e kapitenit ka tërbuar rrjetin…

Sergio Ramos, kapiteni i Real Madridit, e përjetoi keq nga shkallët e stadiumit “Etihad” eleminimin e skuadrës së tij kundër Manchester City. Ai mungonte në këtë sfidë deçizive për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Pra, ishte i pezulluar. Pikërisht në qendër të mbrojtjes ndodhën dy gafat, prej nga erdhën dy golat e “qytetarëve”. Dy gabimet serioze të Varane iu kushtuan shtrenjtë madrilenëve, eliminimin që në 1/8 finale të Champions-it.

Kamerat kanë kapur fytyrën e Ramos në momentin e gabimit të dytë të qendërmbrojtësit francez, e cila është bërë “virale” në krejt mediat e botës. Pikërisht fytyra e kapitenit pasqyron pabesueshmërinë e gjithë “madridismo” për çfarë ngjau në fushën e lojës. Sidomos me Varane, partnerin e Sergio Ramos prej disa vitesh. Kjo foto e kapitenit është tejet e komentuar në rrjetet sociale. Ajo nënkupton zhgënjimin e madh, pas gafës së dytë të francezit, mosbesim dhe zhgënjim të pastër të krejt familjes së “Los Blancos”.

Related posts

“PLESHTI” APO CR7? Del Bosque bën zgjedhjen për lojtarin më të mirë në histori

Delo.autor

Pele anulon vizitën e tij në Rusi, në dyshim për ceremoninë e hapjes

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Teutës i dalin mirë llogaritë, ka pikë më shumë se në sezonin e titullit

Delo.autor

Leave a Comment