Futboll Seria A Sport

SHKARKIMI I SARRIT/ Ish-ylli i Juventus hakmerret me një “like” (EMRI)

Lajmi i ditës është sigurisht ai i shkarkimit të Maurizio Sarri-t.

Ish-trajneri juventin tashmë e ka paguar shtrenjtë eliminimin nga Champions League kundër Lyon-it, por gjatë gjithë sezonit Juventus nuk ka arritur të tregojë kurrë një lojë bindëse.

Jo vetëm, aventura e trajnerit toskan është karakterizuar edhe nga disa mosmarrëveshje me disa lojtarë, mes të cilëve ka qenë edhe Emre Can.

Mesfushori gjerman ka qenë një nga lojtarët kryesorë të repartit me Allegri-n, por nuk e ka parë shumë fushën me Sarri-n dhe ka zgjedhur të transferohet te Borussia Dortmund në janar.

Të dy nuk janë dashur shumë dhe mesfushori është hakmarrë duke i dhënë një “like” lajmit për shkarkimin e Sarri-t.

Related posts

Joshua merr 10 ditë kohë për të reflektuar pas ofertës së Wilder

Sadik.Autor

Chiesa tregon këshillat e të atit dhe si njëherë nuk i foli për 3 ditë pas kartonit të kuq

Sadik.Autor

Nuk u zgjodh fillimisht për prova nga agjenti – Iku nga Gana pa i treguar familjes, sot lojtar i Atletico Madridit

Q.Autor

Leave a Comment