Futboll Shqipëri Sport

6 GOLA NË 8 NDESHJE/ Sulmuesi shqiptar shkëlqen në kampionat dhe pret ftesë nga Reja (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar i lindur në Finlandë Albion Ademi po realizon një sezon mbresëlënës me ekipin e Mariehamnit.
t_AdemiAlbion20200726-scaled
Ish-futbollisti i Shpresave shënoi në fitoren e vështirë të skuadrës së tij kundër Rovaniemit, takim që përfundoi me rezultatin 2-3.

Në minutën e 40-të të sfidës, Ademi u asistua nga shoku i skuadrës Tolonen dhe i vetëm përballë portierit kundërshtar vendosi ndeshjen në baraspeshë.

Kjo është fitorja e tretë në 8 javë për Marienhamnit, ndërsa Ademin ky sezon ka nisur në mënyrën më të mirë mundshme ku ka realizuar 6 gola në 8 ndeshjet e para të këtij sezoni.

Ai pret ftesë tashmë nga trajneri i Shqipërisë Edi Reja.

Related posts

“SKUADRA ARRITI QËLLIMIN”/ Flet trajneri Sadedini pas barazimit: Përgëzoj çunat sepse besuan te goli…

Delo.autor

LIVE/ Torino-Milan, Rezultati 0-1. Starton pjesa e dytë

Delo.autor

ARSENAL-LEEDS/ Pas 13 minutash lojë, Aubameyang dhuron spektakël dhe zhbllokon sfidën me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment