Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Hamilton heq qafe Ferrarin: Ata të dy janë rivalët e mi për titull

Vendi i dytë në garën e katërt sezonale të botërorit 2020 të Formula 1 i dha mundësi Leëis Hamilton të shkojë në 34 pikë avantazh në renditje ndaj shokut të tij të skuadrës Valtteri Bottas. Gjithsesi, mes dy pilotëve është holandezi Max Verstappen, që ka 30 pikë diferencë pas triumfit në Silverstone.

Duke folur për renditjen, piloti britanik i Mercedes tha: “Në garat e fundit po shohim një problem me gomat, por besoj se skuadra do ta zgjidhë këtë çështje, që të mos krijohet sërish në të ardhmen”.

“Botërori është ende në hapat e para dhe është shpejt për të folur për titull. Duke parë që Ferrari ka probleme, mendoj se Bottas e Verstappen do të jenë dy rivalët e mi kryesorë për titull, me të cilët do të duelojmë në çdo garë. Gjithsesi, duhet kujdes në çdo garë”, tha Hamilton.

Related posts

SKANDAL/ Arrestohet ish-Presidenti i UEFA-s Platini

Delo.autor

BUFFON TËRBON JUVENTINËT/ Nuk i shikoj KURRË më ndeshjet e BARDHEZINJËVE

Isa.Autor

MESFUSHA NË FORMË/ Ja risia e Sormanit te “demat” e Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment