Futboll Premier League Sport

Manchester United, gjen mbrojtës në Portugali, merr talentin e Portos

Manchester United do të fokusohet në përforcimin e mbrojtjes këtë sezon dhe Mourinho ka gjetur në vendlindje goditjen e radhës.

Për krahun e djathtë të mbrojtjes është shumë pranë zyrtarizimi i Diogo Dalot nga Porto për të cilin “Djajtë e Kuq” do të paguajnë klauzolën prej 20 milionë euro ndërsa 19-vjeçari do të luftojë për një vend në formacion me veteranin Antonio Valencia.

Ardhja e Dalot në “Old Trafford” konfirmon edhe synimet e Mourinhos për të lënë të lirë Matteo Darmian i cili pritet të rikthehet në Serinë A.

Related posts

E BUJSHME NË FRANCË/ Dështimi në Champions i kushton vendin Tuchel, PSG zgjedh trajnerin që e duan të gjithë

Delo.autor

SUPER GOL ME OLYMPIACOS/ Shikoni çfarë “PERLE” realizoi kapiteni i Shqipërisë U-17 (VIDEO)

Delo.autor

Allegri “tremb” Juventusin: Të hënën vendosim të ardhmen, ekipi sipas kushteve të mia

Sadik.Autor

Leave a Comment