Futboll La Liga

Perez e konfirmon: Reali i refuzoi 150 milionë euro për Asension

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka konfirmuar pohimet e mediave spanjolle që sugjeruan se Liverpoolit i ishte refuzuar një ofertë prej 150 milionë eurove për Marco Asension.

Ylli spanjoll është lidhur vazhdimisht me një kalim të mundshëm në Premierligë gjatë javëve të fundit dhe sugjerohej se nëse Real Madridi do ta blejë njërin prej objektivave të veta në verë, Eden Hazardin, atëherë ai do të ishte tepricë në Real, transmeton Express.

Javën e kaluar, Mundo Deportivo raportoi se Liverpoolit iu refuzua një ofertë e majme prej 150 milionë euro për Marco Asension gjatë afatit kalimtar të janarit. “Të kuqtë” po kërkonin ta zëvendësonin Philippe Coutinhon me Asension.

Derisa Perez ka refuzuar ta zbulojë shumën e saktë të ofruar nga Liverpooli për spanjollin, ai e ka konfirmuar se Real Madridi vërtet e ka refuzuar ofertën e gjigantit anglez për shërbimet e Asensios.

“Nëse dikush e do Asension, çmimi i tij është 700 milionë euro”, ka thënë Perez pas fitores 3-1 së Real Madridit ndaj PSG-së në “Santiago Bernabeu” në Ligë të Kampionëve.

Related posts

Falcao në telashe, dënohet me 16 muaj burg për evazion fiskal

Sadik.Autor

FITORE E RËNDËSISHME/ Atalanta mposht “Kuqezinjtë” bindshëm në “San Siro”

Delo.autor

“NUK DUHET TË ISHE FARE KËTU”/ Tensione gjatë mbledhjes, Presidenti Lotitto përplaset keq me…

Delo.autor

Leave a Comment