Futboll Seria A Sport

YLLI ARGJENTINAS KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Juventus do ta shesë Dybalan, por ka një problem

Paulo Dybala mund të mos jetë më një lojtar i Juventus sezonin e ardhshëm. Lojtari argjentinas kërkohet nga gjysma e Europës dhe klubi bardhezi duket se po mendon ta shesë.

Pas një sezon pozitiv me 17 gola dhe 14 asiste në 46 ndeshje, Dybala mund të largohet nga Torino, jo pa probleme.

Sipas Don Balon, nëse lojtari do të transferohej në Madrid, ku pëlqehet shumë nga Los Blancos, bardhezinjtë mund të marrin në këmbim Isco-n dhe James Rodriguez, shumë të vlerësuar nga trajneri i ri Pirlo.

Nëse interesimi i Manchester City do të bëhej më konkret, atëherë kampionët e Italisë do të merrnin “vetëm” para që do të duhej t’i investonin në merkato në një moment ku është e vështirë të gjeshumë klube gati të lënë të lirë kampionët e tyre.

Një situatë e vështirë për Juventus-in, me argjentinasin që është një hap larg lamtumirës dhe një ekip që duhet ndërtuar për sezonin e ri.

Related posts

“ME FLICK FITUAM GJITHÇKA, SHKRUAM HISTORINË”/ Lewandowski “bekon” Nagelsmann: I duhuri për Bayern

Delo.autor

De Biazi: Federata Italiane i ka marrë parasysh pasojat me zgjedhjen e Mançinit…

Sadik.Autor

“NUK E KUPTOJ VENDIMIN NDAJ GRIEZMANN”/ Legjenda kundër Setien: Mund të kishte qenë një skandal

Delo.autor

Leave a Comment