Futboll Premier League Sport

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ De Bruyne nuk e fsheh zhgënjimin, kritikon skuadrën

Kevin de Bruyne ka folur për Optus Australia në përfundim të ndeshjes së Champions League të luajtur kundër Lyon.

Mesfushori i anglezëve nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij për eliminimin e radhës nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube:

“Kjo është një skuadër e madhe, por kemi bërë shumë gabime. Kjo është ajo që kemi bërë gjithë vitin”.

“Është një vit tjetër, por ndodh përsëri e njëjta gjë. Mendoj se nuk kemi luajtur mirë në pjesën e parë. E kemi nisur në mënyrë të ngadaltë dhe nuk kemi pasur shumë opsione”.

“Mendoj se kemi luajtur më mirë në pjesën e dytë. Kemi sulmuar më shumë, siç bëjmë zakonisht. Kemi krijuar raste për të shënuar gola. Duhet të mësojmë se kaq nuk mjafton”, ka thënë belgu.

Related posts

“MOS U TALL ME MIELLIN E GJERMANIT”/ Si u rikthye dhe njëherë “HIJA”, e “PANCERAVE” të kombëtares tek Bayern-i

F.autor

Ish-presidenti i Dinamos dënohet me 6 vite e gjysmë burg, por arratiset

Sadik.Autor

Mbrojtësi i Uruguait i mallëngjen të gjithë, shpërthen në lot teksa ndeshja luhej ende (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment