Futboll Kategoria Superiore Sport

KONTRATAT FARAONIKE NË TRYEZË/ Muçi dhe Kobina, shansi i madh për t’u shitur

Ernest Muçi dhe Uinful Kobina kanë shansin e artë për të treguar veten në Europë dhe për të fituar një kontratë faraonike në klube të tjera.

Të dy lojtarët do të ndiqen nga menaxherë të shumtë dhe kërkesat për të dy nuk janë të pakta. Ama që t’ia dalin për të bërë hapin e madh, dy lojtarët duhet të tregojnë në fushë. Fakt është se të dy lojtarët janë të talentuar, kanë mundësi për të bërë gjëra të mëdha. Në fakt këtë sezon dyshja realisht ka bërë gjëra të mëdha.

kobinah

Muçi me pak minuta ka ditur të shënojë golat e tij, madje duke qenë golashënues në derbi, ashtu si Kordeiro në krahun tjetër. Edhe Kobina ka qenë deciziv në shumë ndeshje. Shtatë gola, nga ata që të bëjnë me zemër. Asisit sa të duash. Shkurt, si Muçi, dhe Kobina, i kanë  mundësitë për të bërë gjëra të mëdha në fushë. Të marrin kontratën e jetës dhe t’i sjellin goxha të ardhura ekipit bardheblu.

Related posts

E FUNDIT/ Policia hyn në zyrat e Barcelonës, arrestohet ish-presidenti Bartomeu

Delo.autor

BARCELONA-BETIS NOTAT E LOJTARËVE/ Super vlerësim për Antoine Griezmann (FOTO)

Delo.autor

NDJEN MUNGESËN E RIVALIT TË PËRJETSHËM/ Messi: Me të, “El Clasico” ishte…

Delo.autor

Leave a Comment