Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Raikkonen vendos dy rekorde historike në garën e Barcelonës

Sezoni 2020 në Formula 1 nuk ka qenë aspak pozitiv deri më tani për pilotin finlandez Kimi Raikkonen dhe makinën e Alfa Romeo. Deri më tani, piloti veteran i Formula 1 ka grumbulluar vetëm 1 pikë në botëror, ndërkohë që në garën e fundit në Barcelonë u klasifikua në vendin e 14-të.

Gjithsesi, kjo garë mund të konsiderohet e veçantë për 40-vjeçarin finlandez, ish-kampion bote me Ferrarin në vitin 2007. Në xhiron e 37-të të garës së Barcelonës, ai u bë piloti me më shumë kilometra të përshkuara në pistë në historinë e Formula 1.

Lajmin e konfirmoi Formula 1 në faqen e saj në “Twitter”, duke komentuar se Raikkonen deri më tani ka përshkuar 83.846km në karrierën e tij. Distancë që është e barabartë me 2 xhiro rreth e përqark botës. Rekordin e mëparshëm e mbante një tjetër ikonë e këtij sporti, Fernando Alonso.

Gara e fundit në Barcelonë solli një tjetër rekord të finlandezit, që u bë piloti me më shumë xhiro të përshkuara në historinë e Formula 1: 16.911 xhiro, duke kaluar në këtë renditje legjendën Michael Schumacher.

Related posts

DEBUTIMI/ Vogëlushja që e shoqëroi në ndeshjen e parë: Vura manikyr për RONALDON

Isa.Autor

TAYSON DO T’I RIKTHEHET BOKSIT/ Trondit ish-kampioni britanik: Majku mund të vdesë në ring!

Delo.autor

Grupi F/ Rindizen shpresat e Gjermanisë, ja skenarët e “pancerave” me Suedinë

Sadik.Autor

Leave a Comment