Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ferrari zbulon problemin e madh: Ja çfarë nuk funksionin tek makina

Sezoni 2020 në Formula 1 vijon të jetë katastrofë për Ferrarin, që edhe në garën e fundit në Spanjë zhgënjeu me paraqitjen e tij. Vettel u rendit në vendin e shtatë, ndërsa Leclerc u tërhoq nga gara.

“Ishte një tjetër fundjavë zhgënjyese për ne, si për sa i përket rezultatit në pistë ashtu dhe për mënyrën e menaxhimit të gjithë fundjavës. Nuk arritëm të optimizojmë të gjithë potencialin që ka makina jonë”, tha Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit.

“Kishim mundësi të duelonim për vendin e katërt në garë, me Leclerc, por makina e tij pati një problem, diçka nuk funksionoi në çentralinën elektronike. Vettel bëri një garë të mirë, rikuperoi disa pozicione, por e shtuna dhe provat zyrtare ishin problemi kryesor për ne. Nuk jemi të shjpejtë në xhiron teke dhe nisemi shumë larg kreut”, tha Binotto.

Related posts

FSHV zbulon datat, gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë më 2-4 mars

Q.Autor

THUAJSE E KRYER/ Tare dhe Lazio sigurojnë blerjen e re! Oferta e Interit tepër e vogël

Delo.autor

DORË E HEKURT NGA CONMEDOL/ Sherri i madh në Mineirao, dënime të rënda për Boca Juniors (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment