Futboll Shqipëri Sport

NDËRPREU KONTRATËN ME LEVANTEN/ 2 klubet e mëdha greke në “luftë” për Sadikun

Merkatoja ka nisur të bëhet e ethshme, kur shumë prej kuqezinjve janë të lirë dhe në kërkim të një destinacioni. Armando Sadiku është i fundit prej kuqezinjve që ka fituar pronësinë e kartonit dhe është futbollist i lirë në merkato.

Menjëherë nga Greqia bëjnë me dije se Panathinaikos e ka piketuar shqiptarin si sulmuesin që mund të plotësojë boshllëqet në repartin e avancuar. Jo vetëm kaq, por një tjetër prej kuqezinjve ka interesime nga Greqia, teksa për Lenjanin është një skuadër si AEK-u i Athinës që ka shprehur interes.

PANATHINAIKOS-ARIS

Në Greqi ka nisur një derbi. Teksa Aris e ka prej javësh sulmuesin e Kombëtares shqiptare në krye të listës së dëshirave, është së fundmi një tjetër emër i madh i futbollit helen që ka kërkuar shërbimet e Sadikut. Sipas mediave greke, emri i Armando Sadikut është propozuar për skuadrën greke për të zëvendësuar sulmuesin që konsiderohet i larguar, Federiko Makenda.

Sadiku

Me 13 golat e shënuar së fundmi me Malagën, Sadiku është profili i sulmuesit të kërkuar për Panathinaikosin që përmbush kërkesat e klubit. Gjatë ditëve në vazhdim pritet me interes situata mes dy ekipeve, se cila do të arrijë që të bindë sulmuesin kuqezi që ka interesime gjithashtu nga ekipe në Ligën e Dytë spanjolle por edhe nga Turqia.

Related posts

Ish-mbrojtësi i Milanit mbërrin në Tiranë, pranë marrëveshjes me Kamzën

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Rrëfehet Rooney: Ndihesha i turpëruar, ajo kupë…

Isa.Autor

NJË TJETËR LARGIM NGA SKËNDËRBEU/ Mesfushori përfundon në kampionatin suedez

F.autor

Leave a Comment