Futboll La Liga Sport

FOTOLAJM/ Trajneri i ri i Barcelonës kapet mat në aeroport!

Barcelona shkarkoi ditën e djeshme trajnerin Quique Setien dhe sot i erdhi radha drejtorit sportiv, Eric Abidal. Rindërtimi i ekipit do të nisë tashmë dhe trajneri i ri duket se do të jetë Ronald Koeman.

Trajneri holandez u kap mat në aeroportin e Barcelonës. El Chiringuito publikoi foton e teknikut që duket se vjen zyrtarisht për të marrë frenat e skuadrës. Ai ka aktivizuar klauzolën e lirimit nga Holanda në rast se e kërkonte Barca dhe tani do të vihet në krye të ekipit.

Bartomeu shpreson që me holandezin, një njeri që e njeh ambientin, mund të rikthejë ekipin në shina. Zyrtarizimi i teknikut të ri pritet të ndodhë në orët e ardhshme.

Related posts

Reali bën gati 200 milionë për De Bruynen (FOTO)

Q.Autor

I DYSHUAR PËR VEPRIMTARI KRIMINALE/ Panik për futbollistin e Milanit. Kontrollohet nga policia në mes të qytetit

F.autor

SPEKTAKOLAR/ I papërmbajtshëm MEHA: shënon një perlë nga goditja e dënimit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment