Futboll Sport

LEIPZIG-PSG/ Tuchel lë në stol sulmuesin kryesor, gjermanët shpresojnë te mrekullia (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 21:00, sfida gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, mes gjermanëve të Lajpcig dhe francezëve të PSG-së. Një përballje tepër delikate, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë një “biletë” historike për në finale.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Tuhel, vjen si favorite në letër, ndërkohë nga ana tjetër Lajpcig, do të luajë gjithçka për gjithçka, për të tentuar mrekullinë.

Kujtojmë që PSG-ja eliminoi në çerekfinale Atalantën, mes shumë vuajtjesh, ndërkohë që gjermanët mposhtën Atletikon e Diego Simeones.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. Bie në sy lënia në stol e Mauro Ikardit, që bëri një paraqitje të dobët ndaj Atalantës.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Lajpcig (3-4-2-1): Gulashi; Mukiele, Upamecano, Klosterman; Laimer, Sabitzer, Kampl, Anxhelino; Nunku, Dani Olmo; Polsen.

PSG (4-3-3): Serxhio Riko; Kehrer, Tiago Silva, Kimpembe, Bernat; Paredes, Markuinjos, Herrera; Di Maria, Mbape, Nejmar.

psg lajpcig

Related posts

BIKINIT E VOGLA/ Modelja që “çmendi” botën e futbollit, provokon me këtë VIDEO

Delo.autor

“TËRBOHEN” TË GJITHË ME KËTË PAMJE/ Juventus bëhet gati për prezantimin: Po vjen… (VIDEO)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Kosova e përgjumur, Sllovenia e ndëshkon në kundërsulm (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment