Futboll Kategoria Superiore Sport

NJOFTOI LARGIMIN NGA PARTIZANI/ Hakaj bën lëvizjen surprizë dhe rinovon me… “Demat”

Esin Hakaj do vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit edhe për sezonin tjetër.

Mbrojtësi vetëm pak ditë më parë njoftonte largimin nga të kuqtë, por tani ka bërë prapakthehu.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta pranë klubit të kuq, se mbrojtësi i majtë ka firmosur kontratën e re me “demat” e cila vlen edhe për sezonin e ardhshëm.

Një lëvizje surprizë kjo, për faktin se vetë lojtari kishte njoftuar largimin pak ditë më parë.

Sezonin e fundit me Partizanin, Hakaj nuk gjeti shumë hapësira, për shkak se në pozicionin e tij luante Lorenc Trashi, por me largimin e këtij të fundit, 23-vjeçari shpreson të marrë më shumë minuta.

hakaj

Faksimile, kur Esin Hakaj njoftonte largimin

Related posts

“KRENAR QË E NDIHMOVA MARADONËN TË BËNTE GOLIN E SHEKULLIT”/ Ish-gjyqtari i ndeshjes me Anglinë: Po të kisha vërshëllyer, nuk…

Delo.autor

KUKËSI i dha “leksion” PARTIZANIT/ CUNGU gjen shkaktarin e barazimit: Hoxha na mohoi fitoren

Isa.Autor

PRITJA E PAMUNDUR/ Portieri i Bilbaos i mohon golin Toni Kroos dhe askush nuk u beson syve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment