Futboll Seria A Sport

FINALJA E EUROPA LEAGUE/ Del Piero bëhet tifoz me Interin, shpreson tek ylli…

Inter po bën të ëndrrojnë tifozët zikaltër dhe jo vetëm.

Skuadra e Conte-s do të luajë të premten në finalen e Europa League kundër Sevilla-s dhe mes atyre që do të mbështesin milanezët do të jetë edhe një ish-rival i madh: Alessandro del Piero.

I ftuar në Sky, ish-kapiteni legjendar i Zonjës ka analizuar momentin e Inter-it dhe i ka uruar skuadrës së Conte-s që të triumfojnë në finale kundër Sevilla-s.

“Shpresoj që Lukaku ta kalojë faktin se nuk shënon kurrë kundër të mëdhave dhe që ta ndihmojë Inter-in që të fitojë titullin sepse më pëlqen shumë si lojtar”, ka thënë ish-numri 10-të i Juventus-it.

“Kjo finale, në rast fitoreje, mund t’i japë një domethënie më të madhe marrëdhënies së Conte-s me Inter-in dhe të ardhmes së zikaltërve”, ka përfunduar Del Piero.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ HYSAJ “zgjedh” NAPOLIN, agjenti italian zbulon të vërtetën

Isa.Autor

KRITIKON ASHPËR IBRAHIMOVIC/ Ashley Cole: Ka dy fytyra, kur ngriti duart ndaj meje…

Delo.autor

NUK DI TË NDALET/ “Përbindëshi” Ronaldo ndëshkon Fiorentinën nga… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment