Futboll La Liga Sport

PERFORCIMI I PARË/ Koeman do yllin e Liverpoolit në Barcelonë

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, dëshiron ta sjellë në Camp Nou mesfushorin e Liverpoolit, bashkatdhetarin e vet Georginio Wijnaldum. Koeman u emërua trajner i Barcelonës të mërkurën dhe menjëherë ka nisur ta ndryshojë skuadrën nga rrënjët, edhe pse nuk ka shumë para në dispozicion. Sipas mediave holandeze, përforcimi i parë që Koeman dëshiron ta bëjë është bashkëkombësi i vet Wijnaldum.

Ai shihet si lojtar i lirë, duke qenë se e ka vetëm edhe një vit kontratë me Liverpoolin. Koeman dhe Wijnaldum njihet shumë mirë, për shkak se kanë punuar së bashku në Kombëtaren e Holandës, të cilën e udhëhiqte Koeman deri kur e braktisi për Barcelonën.

Related posts

I ÇMENDUR/ BOLT përgatit DEBUTIMIN në Australi, TITULLAR tek skuadra e Mariners

Isa.Autor

Pas humbjes së Bayernit, nuk do ta besoni sa ka shkuar koefiçienti që Reali të…

Sadik.Autor

NUK E DINIM/ Akuzat për PËRDHUNIM: Revista gjermane zbardh DETAJET E TJERA për CR7, ka për tu…

Isa.Autor

Leave a Comment