Futboll Sport

DËSHTIMI NË FINALEN CHAMPIONS/ Neymar i tronditur uron ekipin e gabuar, përgjigjja perlë e gjermanëve

Neymar e përjetoi shumë keq humbjen e finales ndaj Bayern Munchenit me rezultatin 1-0. Braziliani nuk ia doli të tregonte formën e tij më të mirë, pasi gjermanët kishin zgjedhur një markim shumë të rreptë për sulmuesin.

Lotët nuk munguan në fundin e ndeshjes, por pavarësisht kësaj ylli gjeti kurajon të uronte fituesin. Problemi i vetëm qëndron në faktin se ai nuk uroi ekipin e Bayern Munchenit, por Bayer Leverkusen.

“Humbja është pjesë e sportit, ne provuam gjithçka, luftuam deri në fund. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dashamirësinë e treguar. Urime dhe Bayer”, – shkruan ai. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Bayer Leverkusenit që i ka bërë replay në Twitter.

“Faleminderit Neymar. Nuk e di se pse po më uron, pasi unë jam në pushime duke luajtur Fifa, por faleminderit”, – shkruajnë gjermanët. Një situatë vërtetë e sikletshme që ka ngjallur goxha hilaritet në rrjetet sociale.

Related posts

JA VENDIMI QË MERR KLUBI/ Barcelona kundërshton kartonin e kuq të Dembele

Delo.autor

DËMTIMI I CLAUDIO BRAVOS/ Manchester City “hedh sytë” nga Madridi

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA GJERMANIA/ Rangnick merr vendimin e papritur për Milanin

Delo.autor

Leave a Comment