Boks Sport Të tjera

ZYRTARE/ Humbja e Whyte i hap “dritën jeshile” duelit mes Fury dhe Joshua

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC) nuk ka më asnjë pengesë për të dueluar ndaj patriotit të tij Anthony Joshua. Edhe ky i fundit është kampion bote në peshën e rëndë (WBA, WBO, IBF).

Fury, në rast se fiton triologjinë me Deontay Wilder, ishte i detyruar të përballej me Dillian Whyte, i mandatuar nga WBC. Gjithsesi, Whyte u mposht të shtunën nga Alexander Povetkin dhe, për pasojë, humbi të drejtën.

Mauricio Sulaiman, presidenti i WBC, tha: “Situata ndryshoi, pasi Dillian humbi. Për momentin, nuk ka asnjë pengesë për Fury të duelojë me Joshua në rast se ai e fiton duelin e tretë me Wilder”.

“Në rast se Wilder apo Fury fitojnë duelin e tretë mes tyre, ata mund të përballen me Joshua për të unifikuar titujt kampionë bote. WBC, për momentin, nuk ka vendosur asnjë pengesë apo limit kohe për boksierët”, tha Sulaiman.

“Të gjitha duan një duel për të unifikuar titujt kampionë bote, që do ta çonte këtë sport në një nivel tjetër”, tha presidenti i WBC. Joshua pritet të përballet me Kubrat Pulev në dhjetor të këtij viti.

Related posts

NGA REKORDET TEK E ARDHMJA/ Ibra skanon Milanin: Këta nuk e mbajnë dot presionin

F.autor

PO SHKËLQEN NËN DREJTIMIN E SARRIT/ Flet mesfushori Pjanic: Shpresoj ta bëj realitet, ëndrra ime është…

Delo.autor

Neymar prezanton fanellat e PSG-së për sezonin 2018/19

Sadik.Autor

Leave a Comment